0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQKorrespondentë MaqedoniMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Deri në orën 17 në Zgjedhjet lokale në Ohër kanë votuar 46, në Debërc 53 për qind e qytetarëve

Sipas informacioneve nga KKZ-ja, në Ohër në votim deri në orën 17 kanë dalë 46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, derisa në Debërc në afatin e njëjtë kohor kanë votuar 53 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.

Ohër, 17 tetor 2021 (MIA) – Sipas informacioneve nga KKZ-ja, në Ohër në votim deri në orën 17 kanë dalë 46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, derisa në Debërc në afatin e njëjtë kohor kanë votuar 53 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.

Votimi në 88 vendvotime në Komunën e Ohrit po zhvillohet pa probleme dhe pa ndërprerje më të mëdha ashtu që deri tani nuk ka arsye vendvotimet të mos mbyllen në afatin e paraparë gjegjësisht në orën 19.

E njëjtë është edhe gjendja në Komunën e Debërcës ku me siguri procesi zgjedhor do të përfundojë në afatin e paraparë, përveç në vendvotimin 1315 në Novosellë, ku sipas vendimeve të KSHZ-së për shkak të ndërprerjes së votimit procesi zgjedhor do të vazhdohet dy orë dhe pas kësaj, aq kohë sa edhe ka zgjatur ndërprerja. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle