0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Deri më tani nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe për rezultatet

Në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) deri më tani asnjë bartës i listave të kandidatëve për Zgjedhjet lokale nuk ka parashtruar ankesa për procedurën e votimit dhe për procedurën e grumbullimit dhe konfirmimin e rezultateve të votimit.

Shkup, 19 tetor 2021 (MIA) – Në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) deri më tani asnjë bartës i listave të kandidatëve për Zgjedhjet lokale nuk ka parashtruar ankesa për procedurën e votimit dhe për procedurën e grumbullimit dhe konfirmimin e rezultateve të votimit.

Sipas informatave të KSHZ-së, nga ankesat e parashtruara për mbrojtje të së drejtës personale të votës, në ditën e zgjedhjeve, janë pranuar 217.

Ankesa për procedurën e votimit parashtrohet në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, ndërsa ankesa për procedurën për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve parashtrohet në afat prej 48 orëve nga publikimi i rezultateve fillestare. Përfundimi i afateve, siç sqarojnë nga Komisioni shtetëror zgjedhor, varen nga koha kur ka përfunduar votimi në secilën komunë individualisht.

KSHZ është e obliguar në afat prej 72 orëve pas pranimit të ankesës të sjellë vendim, ndërsa vendimi parashtrohet në kutinë elektronike për pranim të (e-mail adresës) me shkrim dhe vendimi konsiderohet i parashtruar në afat prej pesë orëve nga dërgimi në kutinë elektronike.

Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i ankesës mund të parashtrojë padi në Gjykatën administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit.

Padinë në Gjykatën administrative parashtruesi e bazon në thëniet e cekura në ankesë, për të cilën është sjellë vendim i shkallës së parë. ab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle