Sektori civil SQZgjedhjet Lokale 2021

Deralla:Në raportet e vëzhguesve të CIVIL dominojnë problemet me pajisjet për identifikim biometrik

Në raportet e vëzhguesve të CIVIL, nga terreni, prej ora 09:00 deri në 11:00, dominojnë problemet  me aparatet  a.q. "fingerprint",  ose pajisjet për identifikim biometrik, kumtoi Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare CIVIL në konferencën e dytë për shtyp gjatë procesit zgjedhor.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Në raportet e vëzhguesve të CIVIL, nga terreni, prej ora 09:00 deri në 11:00, dominojnë problemet  me aparatet  a.q. “fingerprint”,  ose pajisjet për identifikim biometrik, kumtoi Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare CIVIL në konferencën e dytë për shtyp gjatë procesit zgjedhor.

Ai, mes tjerash, potencoi se një pjesë e këshillave zgjedhorë  nuk janë mjaft të njoftuar me Kodeksin për vëzhgues dhe ndryshimet e tij dhe kërkojnë nga vëzhguesit e “Civil” dokumente plotësuese,  të cilat ata janë të obliguar  t’i sjellin ose t’i refuzojnë  sepse nuk ka emra  në bexhat e KSHZ-së.

“Në vendvotimin 2626, kryetarja e Këshillit zgjedhor, ashpër reagoi në hyrjen e dy vëzhguesve të Civilit, me siguri kanë hyrë njëri pas tjetrit pasiqë nuk munden të dy të hyjnë në të njëjtën kohë, kuptohet. Por, ajo megjithatë, i ka lejuar  vëzhguesit të vazhdojë me punën e tij. Ndryshe,  vëzhguesi i njejtë paraprakisht  nuk arriti të hyjë në vendvotimin 2627 në Bashkësinë lokale, Karposh 2. Shpresojmë se problemet e tilla të vogla do të ndërpriten në pjesën e dytë të ditës zgjedhore”, deklaroi Deralla.

Ai u kthye në problemet me pajisjet  për identifikim biometrik, të cilat, siç tha, do ta shënojnë ditën.

Ai potencoi se problemet me aparatet e a.q.”fingerprint” vërehen në disa vende në shtet.

Raportet nga terreni i vëzhguesve të Civilit flasin se vendvotimi 2692  është vonuar me hapjen 43 minuta.

Deralla informon se prishje të qetësisë së votimit ka pasur në Aerodrom VV 2692. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle