0_Maqedoni.Portal SQKulturë SQKulturë.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Deputetja Perlaskaj priti drejtorin Asani, Arbëreshët e Zarës temë qendrore e takimit

Deputetja Ermina Leka-Perlaskaj priti sot në Saborin Kroat, drejtorin e ITSHKSH, prof.dr. Skender Asanin, me  ç’rast u shkëmbyen përvoja dhe ide për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen në fushën e senzibilizimit të problematikave kulturore e shkencore.

Zagreb, 30 nëntor 2022 (MIA) – Deputetja Ermina Leka-Perlaskaj priti sot në Saborin Kroat, drejtorin e ITSHKSH, prof.dr. Skender Asanin, me  ç’rast u shkëmbyen përvoja dhe ide për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen në fushën e senzibilizimit të problematikave kulturore e shkencore.Drejtori Asani e njoftoi deputeten Perlaskaj me disa projekte që pritet të realizohen nga ana e ITSHKSH në vitin e ardhshëm. Ndër të tjera ai përmendi “Ditët e Alfabetit”, një manifestim ky kulturor-shkencor që tash më është tradicional dhe që tubon rreth vetes emra të shquar të albanologjisë dhe fushave tjera.

Vitin e ardhshëm në kuadër të “Ditëve  të Alfabetit” temë qendrore do të jetë  komuniteti arbëresh i Zarë, i cili do të trajtohet nga këndvështrime të ndryshme gjuhësore, letrare, etnopsikologjike dhe me këtë rast drejtori Asani kërkoi edhe mbështetjen e deputetes Perlaskaj. Kjo e fundit u zotua se do të angazhohet që përmes bashkëpunimeve që ka me intelektual dhe emra të shquar, si dhe përmes qendrave kulturore shqiptare, çështja e Arbëreshëve të Zarës do të ndriçohet nga disa aspekte.Ky takim i sotëm u realizuan pasi që deputetja , Ermina Leka-Perlaskaj, disa javë më parë kishte vizituar ITSHKSH në Shkup me ç’ rast drejtori Asani dhe deputetja Perlaskaj  kishin planifikuar që në të ardhmen të shpeshtohen vizitat e ndërsjella me karakter pune, ku do të spikasin çështjet e karakterit historik, arsimor e kulturor të shqiptarëve në të dyja vendet.  Dhe ja në rend dite erdhi çështja kulturore-shkencore e Arbëreshëve të Zarës, si pjesë qendrore e programit të vitit të ardhshëm të “Ditëve të Alfabetit”, që mbahen nga 14-22 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle