0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Delegacion qeveritar vendosi lule të freskëta me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Delegacion i Qeverisë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, me rastin e 18 Gushtit- Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendosën kurora me lule të freskëta në varrezat në Butel, si dhe në varret e gjeneralit Mihailo Apostolski dhe presidentëve të ndjerë të vendit dhe komandantëve suprem të Armatës, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle