0_Maqedoni.Portal SQLink i drejtpërdrejtë SQMKD-AL SQVideo SQ

Deklaratë pas seancës së Këshillit të Prokurorëve publik për ankesën e Ruskovskës (drejpërdrejtë)

Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban seancë mbi ankesën për suspendimin e prokurores Vilma Ruskovska.

Shkup, 24 gusht 2022 (MIA) – Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban seancë mbi ankesën për suspendimin e prokurores Vilma Ruskovska.

Vendimi për thirrjen e seancës është publikuar në ueb faqen e Këshillit të prokurorëve publik, ndërsa në rend dite, si pikë e parë është “shqyrtimi dhe zgjidhja e ankesës së Këshillit të prokurorëve nr. 5/22 të prokurores publike të PTHP NKOK Vilma Ruskovska”.

Prokurorja Vilma Ruskovska, javën e kaluar ka dorëzuar ankesë për vendimin për suspendimin e saj deri tek Këshilli i prokurorëve publik. Me ankesën, siç sqaroi Ruskovska, ajo i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe “këtë e konsideron si suspendim të së drejtës dhe suspendim të drejtësisë”.

Prokurori publik republikan, Joveski në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurorinë publike javën e kaluar solli Vendim për shkarkimin nga detyra të shefes së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska derisa zgjatë procedura penale e dorëzuar pas kallëzimit nga Arafat Muaremi për bastisjen më 18 korrik në Drejtorinë për polici financiare.

https://www.facebook.com/watch/?v=4930905410347254

Butoni Kthehu në krye
Mbylle