0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Deklaratë e presidentit Stevo Pendarovski pas votimit (EMBARGO për publikim deri në ora 19:00)

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot deklaroi se shpreson se dita e zgjedhjeve do të kalojë në atmosferë pozitive. Ai theksoi se çdo shtet serioz duhet të mbetet mobile deri në fund të procesit zgjedhor.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot deklaroi se shpreson se dita e zgjedhjeve do të kalojë në atmosferë pozitive. Ai theksoi se çdo shtet serioz duhet të mbetet mobile deri në fund të procesit zgjedhor.

“Sipas informacioneve të deritanishme, ja tani gjysma e ditës zgjedhore në rrethin e parë zhvillohet në atmosferë pozitive. Unë shpresoj se deri në fund të ditës zgjedhore do të mbetet kështu dhe kuptohet pas orës 19:00, në periudhën kur duhet t’I numërojmë dhe shpallim rezultatet e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, çdo shtet serioz duhet të mbetet mobile deri në fund të procesit zgjedhor”, deklaroi presidenti pasi sot me bashkëshorten votoi në lagjen e Autokomandës.

Pendarovski pret edhe më 31 tetor, gjatë rrethit të dytë, siç tha, ta mbajmë integritetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle