Korrespondentë MaqedoniPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Deklaratë e kryeministrit dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

- Demokracia maqedonase është edhe para një fitoreje. Sot dëshmojmë për zgjedhje korrekte, të drejta dhe demokratike, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtarësim  në Bashkimin Evropian, tha sot kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, pas votimit  në zgjedhjet lokale në vendvotimin 1730 në Strumicë.

Strumicë, 17 tetor 2021 (MIA) – Demokracia maqedonase është edhe para një fitoreje. Sot dëshmojmë për zgjedhje korrekte, të drejta dhe demokratike, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtarësim  në Bashkimin Evropian, tha sot kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, pas votimit  në zgjedhjet lokale në vendvotimin 1730 në Strumicë.

Shtoi se qytetarët e dinë se sa janë të rëndësishme këto zgjedhje lokale që janë të lidhura me përditshmërinë e qytetarëve, me jetën e tyre, familjet dhe me nevojat e tyre të përditshme.

“Prandaj besoj se do t’i zgjedhin këshilltarët dhe kryetarët e komunave. Më vjen mirë që fushata kaloi me prani dominuese të atmosferës pozitive, në vend të atmosferës negative. Më vjen mirë që kemi pasur  me të vërtetë fushatë zgjedhore evropiane dhe besoj që edhe sot do të kemi ditë zgjedhore evropiane,  ku dominuan projektet, programet, kundrejt lajmeve të rreme. Në rrethana të tilla jam i bindur se me këto zgjedhje  dërgojmë edhe një porosi në ç’farë drejtimi duhet të shkojë shteti  dhe komunat tona, sepse qytetarët definitivisht e presin më të mirën për to”, theksoi Zaev.

Nënvizoi se është i bindur që pikërisht në këto zgjedhje qytetarët do t’i vërtetojnë politikat  të cilat janë nga vlera e jashtëzakonshme  për shtetin dhe komunat.

Në votimin në Strumicë, kryeministri Zoran Zaev ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Zorica dhe vajza Aleksandra.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle