0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës së Gostivarit Fadil Zendeli (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pas votimit i porosti qytetarët që të tregojnë kapacitet për vlerat demokratike.

Gostivar, 17 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pas votimit i porosti qytetarët që të tregojnë kapacitet për vlerat demokratike.

”Sot qytetarët e komunës sonë kanë mundësi të prononcohen dhe ta japin votën e tyre, me çka do të përcaktohen se kush do të sundojë gjatë katër viteve të ardhshme me komunën e Gostivarit. Gjithsesi, votimi është e drejtë dhe obligim. Obligim pasi që vendosin se çka do të ndodh gjatë katër viteve të ardhshme. Shpresoj se dita e sotme do të jetë e qetë dhe do të kalojë në atmosferë demokratike. Qytetarët do të prononcohen ashtu siç mendojnë dhe të gjithë së bashku  do të tregojmë kapacitet dhe vlera demokratike dhe se mundemi të ballafaqohemni me sfida të tilla, siç janë zgjedhjet lokale”, tha Zendeli. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle