
Strugë, 17 tetor (MIA) – Qytetarët dinë të vlerësojnë se për kënd ta japin votën e tyre. Le të fitojë më i miri, tha kandidati për kryetar komune të BDI-së për Komunën e Strugës, Ramiz Merko.
Gjatë realizimit të së drejtës së tyre të votimit, ai potencoi se secili, i cili futet në fushatë, futet për fitore dhe shpreson se sonte do ta festojnë fitoren në rrethin e parë.
“Më e rëndësishme është që edhe fushata edhe sot procesi zgjedhor rrjedh qetë. Më e rëndësishme është të mbahet qetësia dhe siguria në qytet dhe më gjërë, të ruhen marrëdhëniet ndëretnike në nivel më të lartë. Secili, që futet në fushatë, futet për fitore djhe unë shpresoj se sonte mund ta festojmë fitoren në rrethin e parë”, deklaroi Merko. sa/