Biznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQPolitikë SQ

Debati mbi amendamentet për ribalancin e Buxhetit

Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet edhe sot e vazhdoi debatin mbi amendamentet për ribalancin e buxhetit për vitin 2021 në kuadër të të cilit duhet të shqyrtohen gjithsej 222 amendamente prej të cilave 153 janë parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja.

Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet edhe sot e vazhdoi debatin mbi amendamentet për ribalancin e buxhetit për vitin 2021 në kuadër të të cilit duhet të shqyrtohen gjithsej 222 amendamente prej të cilave 153 janë parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja.

Në pjesën e paradites të punës së sotme Komisioni nuk i pranoi amendamentet e deputetit Halil Snopçe të Aleancës për Shqiptarët  ku kërkohen mjete për vendosjen e stacioneve matëse në të gjitha komunat në vend për ndjekjen e cilësisë së ajrit ambiental, si dhe të Beti Stamenkoska Trajkoskës të VMRO-DPMNE-së me të cilin u kërkuan  15 milionë denarë për vendosjen e dy stacioneve matëse në Komunën e Kisella Vodës prej të cilave një në lagjen Draçevë.

Zëvendësministri i Financave Dimirat Kovaçevski sqaroi se mbrojtja e mjedisit të jetesës është njëri ndër prioritetet e Qeverisë dhe theksoi se në Buxhet janë paraparë dy miliardë denarë për për këtë destinim apo 45 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë nuk i pranoi amendamentet e parashtruara.

Për amendamentin e dytë nga Stamenkoska Trajkoska ku kërkohet 20 milionë denarë për fasada efikas energjetike për ndërtesat e vjetra në Kisella Vodë, zëvendësministri Kovaçevski theksoi se  nuk pranohet, sepse tashmë ka projekt prej 25 milionë euro për përmirësim të efikasitetit energjetik të ndërtesave komunale publike. Debati rreth amendamentit do të vazhdojë pas pauzës së rregullt njëorëshe.

Debati i Komisionit për amendamentet plotësisht do të përfundojë në ditën e dhjetë, pavarësisht sa amendamente kanë kaluar. Pritet ribalanci i Buxhetit të miratohet para fundit të muajit. ar/

 

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle