0_Maqedoni.Portal SQ0_MIA Investigon.Portal SQ0_Web_Aktuale SQIntervistë SQ

Dashtevski për MIA-n: Do të mbërrijmë me furnizimin e terminaleve për gjurmë të gishtërinjve për zgjedhjet lokale

– Procedura për furnizim publik të terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve, që për herë të parë duhet të përdoren në zgjedhjet lokale, është në rrjedhë. Dje janë hapur ofertat. Janë paraqitur katër kompani dhe procedura vazhdon të rrjedhë, deklaroi sot për MIA-n kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski në deklaratë.

Shkup, 2 korrik 2021 (MIA) – Procedura për furnizim publik të terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve, që për herë të parë duhet të përdoren në zgjedhjet lokale, është në rrjedhë. Dje janë hapur ofertat. Janë paraqitur katër kompani dhe procedura vazhdon të rrjedhë, deklaroi sot për MIA-n kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski në deklaratë.

Ai konsideron se terminalet do të furnizohen me kohë për zgjedhjet lokale, që sipas tij, me siguri do të ishin shpallur në fillim të gushtit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë miratoi IKT Strategji, për të cilën Dashtevski shprehet se do të mundësojë mbrojtje më të lartë sesa në zgjedhjet paraprake, kur Komisioni nuk mund t’i prezantonte me kohë në opinion rezultatet e zgjedhjeve.

Bisedën me Dashtevskin e publikojmë në tërësi:

Dashtevski, deri ku është procedura për furnizimin e terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve?

Procedura për furnizim publik për votim me gjurmë të gishtit është në rrjedhë. Javën e kaluar kishin njoftim për opinionin e përgjithshëm se dje do të bëhet hapja e ofertave, gjë që edhe ndodhi. U paraqitën katër kompani dhe procedura vazhdon të rrjedhë – pra tani janë edhe veprimet tjera që janë të parashikuara në Ligjin për furnizime publike deri në mbarimin përfundimtar, që do të shkojë deri në skadimin e të gjitha afateve të parashikuara sipas Ligjit të furnizimeve publike.

A do të mbërrihet me furnizimin e terminaleve për zgjedhjet lokale?

Duke marrë parasysh se kemi edhe tre muaj e gjysmë, thuajse katër deri në zgjedhjet, varësisht nga ajo nëse do të mbahen më 17, 24 ose 31 tetor, konsideroj se do të mbërrihet.

Deri ku janë përgatitjet tjera për zgjedhjet lokale? Në çfarë është duke punuar momentalisht Komisioni?

Përgatitjet tjera janë në rrjedhë mbi të gjitha bazat. Tani jemi duke punuar në tenderët që kanë të bëjnë me furnizimet publike për materialin e besueshëm dhe të pabesueshëm për zgjedhje. Sot ka seancë për shkarkim dhe përzgjedhje të anëtarëve të rinj të komisioneve zgjedhore komunale, kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve sipas përzgjedhjes së rastësishme, e më pas do të fillojë përzgjedhja e këshillave zgjedhorë, që do të thotë se këtë herë do të jemi më të përgatitur meqë ndryshoi ligji. Atëherë ishte tri ditë nga shpallja e zgjedhjeve, e tani mund edhe paraprakisht, kështu që ato veprime që janë shumë të rëndësishme dhe që marrin shumë kohë, meqë mandati i atyre trupave ka skaduar, do të përfundohen para afatit.

Kur duhet të shpallen përfundimisht zgjedhjet lokale?

Siç e dini tashmë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tashmë dha deklaratë se do të shpallen nga fundi i korrikut, fillimi i gushtit. Unë konsideroj se do të ishin në fillim të gushtit. Kemi gjasa të jenë, meqë ligji u ndryshua në marrëveshje me opozitën dhe pushtetin, pra ndryshoi dhe tani janë në gjysmën e dytë të tetorit, kjo do të thotë ose 17 ose 24 ose 31 kushdo që të jetë nga ato data, ne jemi të përgatitur të përgjigjemi.

A punon KSHZ-ja në sendërtimin e sistemit kompjuterik në mënyrë që të mos ketë probleme, si në zgjedhjet e fundit parlamentare?

Për këtë kemi bërë strategji të posaçme, ja sot do të jetë, meqë është spastruar. IKT-strategjia për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë e implementuar në punën, kështu që kemi angazhuar edhe ekspertë të jashtëm, meqë e dini se për këtë nuk mjafton të keni vetëm inxhinierë, por duhet pasur edhe programorë dhe profesorë, etj. do të mundësojë mbrojtje më të lartë sesa në zgjedhjet paraprake, kur Komisioni nuk mund t’i prezantonte me kohë në opinion rezultatet e zgjedhjeve. Kemi angazhuar edhe ekspertë përmes Organizatës ndërkombëtare për sisteme zgjedhore IFES ashtu që konsideroj se këtë herë kjo do të jetë në nivel shumë më të lartë sesa herën paraprake.

Elizabeta Veljanovska – Najdeska

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle