0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Dashtevski: Nëse nevojitet votimi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00, dalja deri në orën 15:00 31,80 për qind

Votimi do të vazhdohet për qytetarët të cilët do të ndodhen në vendvotime dhe në oborret e objekteve pas orës 19:00 dhe ata do të mund ta realizojnë të drejtën e vet të votës, theksoi sot kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski duke i inkurajuar qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë në zgjedhjet lokale.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Votimi do të vazhdohet për qytetarët të cilët do të ndodhen në vendvotime dhe në oborret e objekteve pas orës 19:00 dhe ata do të mund ta realizojnë të drejtën e vet të votës, theksoi sot kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski duke i inkurajuar qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë në zgjedhjet lokale.

KSHZ i dërgoi mejl komisioneve komunale zgjedhore me njoftimin t’i informojnë këshillat zgjedhor t’u mundësojnë qytetarëve të votojnë edhe pas orës 19:00, nëse nevojitet.

Tollovitë apo siç tha, ngadalësimi i votimit në këto zgjedhje bëhen për shkak të faqeve të shumta të Listës zgjedhore dhe fletëve të shumta për votim, një e katërta e shenjave të gishtit të cilat i morën nuk ishin me cilësi të mirë, si dhe për shkak të masave për mbrojtje nga Kovid-19.

“Për Qytetin e Shkupit ka katër fletë, ka lista të shumta zgjedhore, kontrollimi zgjatë dyfish më shumë. Edhe atje do të lejohet të votohet derisa nuk voton edhe votuesi i fundit”, tha Dashtevski.

Deri në orën 15:00 dalja e votuesve është 31,80 për qind nga të dhënat e marra nga 69,86 për qind të vendvotimeve. Në këto vendvotime votuan 403 715 votues.

Sipas Dashtevskit, kjo është përqindje solide e daljes së votuesve.

Deri në mbajtjen e konferencës për shtyp në KSHZ janë parashtruar 134 ankesa për mbrojtje të së drejtës së votës, prej të cilave 63 janë pranuar, ndërkaq dhjetë janë refuzuar.

Kryetari i KSHZ-së Dashtevski i kumtoi edhe vendet ku ka pasur ndërprerje të votimit, dhe theksoi se në shtatë vendvotime po votohet me llambë UV dhe sprej, si deri në zgjedhjet e kaluara. ab

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle