0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQZgjedhjet Lokale 2021

Dashtevski: Në 99 për qind të vendvotimeve aparatet për leximin e gjurmëve të gishtërinjve kanë punuar mirë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski vlerësoi se  zgjedhjet  në lidhje me rrethin e parë janë të suksesshme. Ai deklaroi se jehona në zgjedhjet lokale në rrethin e parë është rreth 51,5 për qind.

Shkup, 19 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski vlerësoi se  zgjedhjet  në lidhje me rrethin e parë janë të suksesshme. Ai deklaroi se jehona në zgjedhjet lokale në rrethin e parë është rreth 51,5 për qind.

Në ditarin e TV Sitel, Dashtevski theksoi se deri te KSHZ-ja  kanë arritur disa ankesa, ndërsa afati për  dorëzimin e ankesave skadon 48 orë pas zgjedhjeve, gjegjësisht sot. Në lidhje me  vendimet për vërtetim  për zgjedhje të përfunduara,  ato do të jepen dhjetë ditë  pas përfundimit të zgjedhjeve, gjegjësisht në nëntor.

“Këto zgjedhje  janë  zgjedhjet më të mëdha deri tani, janë shpenzuar  60 ton letër dhe janë printuar 45 milion fletvotime dhe prandaj ishin shumë të vështira  për t’u zbatuar”, shtoi kryetari i KSHZ-së.

Në 99 për qind të vendvotimeve, pajisjet për leximin e gjurmëve të gishtave kanë punuar mirë, tha Dashtevski dhe shtoi se  gjatë ditës ka marrë vetëm gjashtë vendime  me të cilat  kalohet në votim klasik, që kryesisht ishin vendet malore. sa/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle