Politikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Dashtevski: Jehona e votuesve deri në ora 13 është 20,76 për qind

Jehona e votuesve deri në ora 13:00 në zgjedhjet lokale është 20,76 për qind, kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Jehona e votuesve deri në ora 13:00 në zgjedhjet lokale është 20,76 për qind, kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski.

Të dhënat e KSHZ-së janë nga 2.519 vendvotime apo 72,39 për qind. Në votim kanë dalë 237.476 votues.

Dashtevski kumtoi se në gjashtë Njësi zgjedhore votohet sipas mënyrës së vjetër me llambë UV dhe spërkatës.

Njëra është në Nagoriçan të Vjetër bëhet fjalë për vend malor dhe që duhet të arrihet me automjet, ndërsa ka vetëm 15 votues. Për shkak kësaj siç tha, ka nënshkruar vendim të votohet sipas mënyrës së vjetër.

Dashtevski informoi se në 11 vende kishte ndërprerje prej më shumë se një orë për shkak të problemeve teknike.

“Për momentin nuk ka ndërprerje të votimit prej më shumë se tre orë”, kumtoi Dashtevski.

Dashtevski edhe një herë u bëri apel qytetarëve të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet lokale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle