0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Dalja në Dibër dhe Qendër Zhupë është rritur, qytetarët të kënaqur nga rrjedha e zgjedhjeve

Po rritet përqindja e daljes në votim në zgjedhjet e sotme lokale në Dibër dhe Qendër Zhupë.

Dibër, 17 tetor 2021 (MIA) – Po rritet përqindja e daljes në votim në zgjedhjet e sotme lokale në Dibër dhe Qendër Zhupë.

“Në Komunën e Dibrës, deri në orën 15:00, të drejtën e votës e realizuan 2.453 qytetarë apo 24 për qind e numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në listën e vetme zgjedhore. Anëtarë të KKZ-së po kryejnë rregullisht kontrolle në vendvotime, me qëllim të kontrollimit të punës së këshillave zgjedhorë”, deklaroi nënkryetarja e KKZ-së, Jovanka Josifovska, e cila së bashku me Sait Abazoski, anëtar i komisionit, ishin për kontroll në vendvotimin 0544, i vendosur në shkollën fillore “Penestia”.

Në vendvotimin e njejtë e hasëm edhe Atli Kolecin, i cili së bashku me bashkëshorten kishin votuar.

“Gjithçka është organizuar mirë, janë të vendosura mjetet për dezinfektim, detyrimisht kërkohet mbajtja e maskës dhe së paku ne nuk patëm probleme gjatë identifikimit nga aparati për lexim të shenjave të gishtit. Erdhëm, pritëm pak, duke e mbajtur distancën, ja e realizuam të drejtën tonë kushtetuese. Dëshiroj kështu të kalojë e tërë dita zgjedhore, e kushdo që të fitojë, le të jetë për më të mirën e qytetit”, thotë Koleci.

Në Komunën Qendër Zhupë, sipas kryetarit të KKZ-së, Nexhip Iljaz, deri në orën 15:00 për të votuar kanë dalë 1.391 qytetarë apo 19 për qind. Edhe në këtë komunë procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme. ab

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle