Shoqëri SQTekste origjinale SQZgjedhjet Lokale 2021

CIVIL: Votimi në institucionet ndëshkuese-korrigjuese po vijon normal, me probleme të vogla

Monitorimi i CIVIL vërtetoi se votimi i sotëm i personave në paraburgim dhe në vuajtje të dënimit me burg filloi me kohë në të gjitha institucionet ndëshkuese – korrigjuese (INK), përveç në INK Idrizovë. Votimi në INK Idrizovë filloi në orën 8:20. Nga CIVIL shfaqën shpresë se drejtoria dhe Këshilli Zgjedhor në INK Idrizovë do ta respektojnë parimin sipas të cilit duhet të vazhdohet votimi në vendvotimet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, gjegjësisht vonesa.

Shkup, 16 tetor 2021 

Në monitorimin e CIVIL në votimin në INK përgjatë vendit, shënohen disa parregullsi të tjera. Në INK Kumanovë, nga 56 persona, vetëm 38 janë në Listën e Votuesve. Në INK Manastir, 20 persona mungojnë në Listën e votuesve.

Në fillim të votimit në INK Prilep dhe Manastir, votuesve nuk iu ishte lejuar votimi me të a.q. “kartelë shtëpie”, për dallim nga të gjitha INK të tjera ku kjo ishte lejuar. Diku rreth orës 9, ky problem është tejkaluar dhe tani votuesit në INK Prilep dhe Manastir mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës me “kartelë shtëpie”, si edhe në INK të tjera.

CIVIL

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle