0_Maqedoni.Portal SQSektori civil SQ

CIVIL: Ndal për keqpërdorimin politik të fëmijëve për qëllime politike

Fëmijët nuk duhet të shfrytëzohen si mjet i instrumentalizimit politik, në mënyrë që përmes tyre të dërgohen mesazhe politike, duke u fshehur pas perdes së “patriotizmit”. Abuzimi i fëmijëve të tyre dhe i të gjithë fëmijëve në përgjithësi për dërgimin e mesazheve politike është i ndaluar ligjërisht dhe nuk është patriotizëm, tregojnë nga CIVIL, duke dënuar ashpër abuzimin e fëmijëve dhe të miturve për qëllime politike.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle