Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

CDC nuk do ta ndryshojë vendimin për mbajtjen e maskave me përhapjen e variantit të ri delta

Qendrat amerikane për kontrollin e sëmundjeve (CDC) nuk do ta ndryshojnë vendimin për rekomandime për mbajtjen e maskave edhe krahas përhapjes së llojit më infektues të koronavirusit dha zëdhënësja e CDC-së, Rashell Valenski në brifingun me gazetarët.

Uashington, 22 korrik 2021 (MIA) – Qendrat amerikane për kontrollin e sëmundjeve (CDC) nuk do ta ndryshojnë vendimin për rekomandime për mbajtjen e maskave edhe krahas përhapjes së llojit më infektues të koronavirusit dha zëdhënësja e CDC-së, Rashell Valenski në brifingun me gazetarët.

Ajo refuzoi të saktësojë nëse CDC mund t’i ndryshojë rregullat për mbajtjen e maskave. Masat e zbutura janë vendosur në maj dhe personat që janë vaksinuar tërësisht mund të mbajnë maska në vendet publike.

Presidenti Xho Bajden dje tha se CDC me siguri do të rekomandojë që fëmijët e pavaksinuar të mbajnë maska në shkollë nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit, kur në vend fillon viti shkollor.

Sipas Valenskit, mbi 80 për qind e të sapoinfektuarve e kanë llojin e ri delta që për herë të parë u paraqit në Indi. Ky mutacion është zbuluar në më shumë se 90 vende.

Ajo tha se disa spitaleve në SHBA po u plotësohen kapacitetet pasi është duke u rritur numri i rasteve me Kovid-19.

Rritja e të infektuarve të rinj është më e madhe në rajonet me nivel shumë më të ulët të vaksinimit. Prandaj disa vëzhgues tregojnë se tani ka “pandemi të personave të pavksinuar”.

Në Florida, Teksas dhe Misuri ndodhen 40 për qind e të gjitha rasteve të reja me Kovid-19 në SHBA. Çdo i pesti rast i të infektuarve të rinj është në Florida. Kb/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle