0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQShoqëri SQ

Carovska: Treguam se ndryshimet janë të mundshme, vazhdoj të luftoj për barazi, të drejtat dhe interesat e fëmijëve, të rinjve dhe grave

Edhe pas largimit nga funksioni vazhdoj të jem në anën e qytetarëve, sepse besoj se ata janë të vetmit të cilët kanë fuqi t'i ndryshojnë punët në të mirë. Vazhdoj fuqishëm të luftoj për vlerat qytetare, për barazinë, për interesat dhe të drejtat e fëmijëve, të rinjve dhe grave. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, në fjalimin përmbyllës në fund të mandatit të saj, me të cilin i falënderoi qytetarët për besimin e dhënë për t'u shërbyer në tri raste, si ministre e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendëskryeministre dhe në një vit e gjysmë të fundit edhe si ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle