0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Carovska: Me kualifikim dhe rikualifikim drejt mundësive më të mëdha për punësim

Rikualifikimi dhe kualifikimi mundësojnë fitimin e shpejtë të aftësive dhe njohurive ndërsa me këtë edhe aftësimin për profesione për të cilat ka nevojë në tregun e punës. Në kushte të ndryshimeve shoqërore intensive, këto forma të mësimit janë kryesore për rritjen e mundësive të punësimit dhe drejtpërdrejtë ndikojnë mbi rritjen ekonomike, potencialin dhe konkurrencën e ekonomive lokale. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Qendrës për trajnime për të rritur me kualifikimet dhe rikualifikimet me programe të verifikuara do të kontribuojë për sigurimin e kuadrit deficitar, siç janë kujdestarët në kushte shtëpie, kujdestarë të kujdesit paliativ dhe për sëmundjen e alzhajmerit si edhe asistentë personalë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në ngjarjen me rastin e hapjes së qendrës së parë të këtij lloji në Shkup.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle