0_Maqedoni.Portal SQPolitikë SQ

Carovska: E forcojmë arsimin e mesëm profesional, 1,400 nxënës zgjedhin të mësojnë në paralele duale profesionale

Prioriteti ynë kryesor si Qeveri dhe si ministri është ta avancojmë atë, por edhe të rrisim atraktivitetin e arsimit të mesëm profesional, për të cilin tashmë po punojmë shumë. Pikërisht në atë drejtim është edhe projekti rajonal "Shkolla takohet me kompanitë" të cilin sot me sukses e përfunduam ,me promovimin e koordinatorëve të parë shkollorë, nga shkollat e mesme profesionale, të cilët e kaluan trajnimin dhe nga të cilët pres me njohurinë që e fituan dhe entuziazmin që e posedojnë, që t'iu jenë ndihmë e madhe si dhe të shkollave, kuadrin mësimor dhe nxënësit, ashtu dhe kompanive ku do të zbatohet puna praktike. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Milla Carovska në ngjarjen ku u ndanë certifikatat e pjesëmarrësve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle