0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQMKD-AL SQ

Bytyqi: Të ristrukturohet ekonomia, pjesëmarrje më e madhe në prodhimin me vlerë të shtuar

Është e domosdoshme të ristrukturohet ekonomia e vendit. Me strukturën aktuale të ekonomisë, në të cilën dy të tretat e PBB-së mbështeten në konsumin privat, 15 për qind në konsumin publik dhe vetëm një pjesë të vogël të eksporteve dhe prodhimit, jemi shumë të prekshëm. Nëse duam të rritemi në mënyrë të qëndrueshme, kjo strukturë duhet të ndryshojë në drejtim të pjesëmarrjes më të madhe në prodhim me vlerë të shtuar, rritje të konkurrencës së kompanive dhe rritje të eksporteve. Duhet të mbështeten sektorët që krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi dhe që në afat të gjatë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e strukturës së PBB-së, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në një intervistë për portalin e specializuar elektronik izvoz.mk.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle