0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Bytyqi: Shkollat e mesme profesionale shtylla për zhvillim të arsimit

Mbi 90 për qind nga të papunësuarit në vend janë analfabetë funksionalë ose të arsimuar jonfunksionalë, ndërsa 63 për qind prej tyre janë pa arsim fillor ose të papërfunduar fillor. Kjo është gjendja faktike, këto janë kuadrot të cilat tregu i etur nuk mund t’i konsumojë, pasi janë joadekuatë. Për këtë duhet të flasim, ky është problem me dekada dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm. Koncepti i mësimit të përjetshëm, të rikualifikimit është realitet, të cilin secili duhet ta pranojë. Kjo është ndoshta vështirë, duke e marrë parasysh sistemin porej të cilit kemi dalë, por kaluan tre dekada dhe është rendi që ta kapim hapin. Duhet të kthehemi drejt punësimit, ta masim kuadron me kualifikime, të nevojshme me tregun bashkëkohor të punës, i cili më nuk nënkupton industri të rëndë, por robotikë, megatronikë dhe intekegjencë artifiaciale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle