0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Bytyqi dhe Petrovska mbikëqyrën aktivitetet për restaurimin të Shtëpisë së Eprorëve Ushtarakë në Manastir

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me kryetaren e komunës së Manastirit Natasha Petrovska mbikëqyrën aktivitetet përfundimtare të nënprojektit “Oferta e rritur turistike e rajonit të Pellagonisë përmes restaurimit dhe përshtatjes së Shtëpisë së Eprorëve Ushtarakë së bashku me aranzhimin e platosë”  i cili realizohet në kuadër të Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën e Bankës Botërore.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle