0_Web_Ballina – Sllajder SQEvropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Breshër me madhësi të vezëve shkatërroi xhama të automjeteve në veri të Italisë

Në veri të Italisë sot pati mot të lig, që pasdite u zhvillua në shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, theksuan mediat italiane.

Parma, 27 korrik 2021 (MIA) – Në veri të Italisë sot pati mot të lig, që pasdite u zhvillua në shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, theksuan mediat italiane.

Gjatë pasdites erdhi deri tek zhvillimi i super celulave me fuqi shkatërruese ndërsa më keq ishte në rrethin e Parmës, ku binin copa të mëdha akulli, gjë që shkaktoi dëm të madh material.

Për shkak të shumë automjeteve të dëmtuara dhe të shkatërruara, autostrada nga Parma drejt Pjaçencës për disa orë ishte bllokuar, njoftuan mediat italiane.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle