Evropë SQSvet.Slajder SQ

BQE filloi testim 24-muajsh të eurovalutës digjitale

Organi drejtues I Bankës qendrore evropiane (BQE) sot kumtoi se kanë filluar “fazat e hulumtimit” të projektit 24-mujor për eurovalutën digjitale, me çka janë përfshirë dizajni dhe distribuimi I valutës së tillë.

Frankfurt, 14 korrik 2021 (MIA) – Organi drejtues I Bankës qendrore evropiane (BQE) sot kumtoi se kanë filluar “fazat e hulumtimit” të projektit 24-mujor për eurovalutën digjitale, me çka janë përfshirë dizajni dhe distribuimi I valutës së tillë.

“Kaluan nëntë muaj pasi që e publikuam raportin tonë për euron digjitale. Për atë kohë, bëmë analyze, kërkuam kontribut nga qytetarë dhe profesionistë dhe zbatuam disa eksperimente me rezultate inkurajuese”, deklaroi kryetarja e BQE-së, Kristin Lagard.

Ajo shtoi se qëllimi I BQE-së “është të garantojë se qytetarët dhe subjektet afariste në epokën digjitale do të kenë qasje drejt forms së parave, parave nga banka qendrore”, shtoi Lagard.

Qëllimi I testimit është të shqyrtohen nevojat e konsumatorëve me qëllim që të krijohet “formë e kapshme dhe efektive e parave digjitale për bankën qendrore”, me çka do të evitohen rreziqet për qytetarët në eurozonë dhe do ta mbrojë privatësinë e tyre, si dhe ndikimin potencial digjital të euros ndaj tregut dhe ekonomisë si tërësi.

BQE-ja për atë do të bashkëpunojë me përfaqësuesit e BE-së. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle