0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQEkonomi SQ

Boçvarski nga Kranja: Transportuesve u nevojiten lehtësime në vendkalimet kufitare dhe rrugë moderne

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot në Bërdo afër Kranjës, Republika e Sllovenisë mori pjesë në Takimin ministror për ndërlidhje ndërkufitare të vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në organizim të presidencës sllovene me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot në Bërdo afër Kranjës, Republika e Sllovenisë mori pjesë në Takimin ministror për ndërlidhje ndërkufitare të vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në organizim të presidencës sllovene me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Siç bëri të ditur Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në fjalimin e tij Boçvarski theksoi se Maqedonia e Veriut synon drejt një sistemi të sigurt transportues i cili është i përshtatshëm në nevojat e vendit, për sigurim të mobilitetit më të madh të qytetarëve si mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritje të ekonomisë kombëtare.

“Vendosja e sistemit të sigurt transportues është gjithashtu një ndër prioritetet tona dhe përfshin përmirësim të sigurisë së transportit rrugor dhe hekurudhor, vendosjen e teknologjive TI dhe implementim të sistemeve transportuese inteligjente në sektorin e transportit. Qeveria jonë e promovon bashkëpunimin rajonal duke vënë në qendër të vëmendjes dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar të të gjitha llojeve të transportit përmes zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës përgjatë rrjetit  themelor dhe gjithëpërfshirës të TEN-T që kalon në vend”, theksoi Boçvarski.

 

Në kuadër të diskutimit në temën për përmirësim të  të menaxhimit kufitar, ministri theksoi se marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinje për vendkalime të përbashkëta kufitare janë mjet efikas për përmirësim të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në vendkalimet kufitare.

Boçvarski theksoi se paralelisht me marrëveshjet dypalëshe, nevojitet të përmirësohet infrastruktura transportuese në vendkalimet kufitare dhe përgjatë Korridoreve transportuese 8 dhe 10.

Në takimin ministror, morën pjesë ministrat e Transportit të Republikës së Greqisë, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit Transportues  dhe Komisionit Evropian.

Në kuadër të Këshillit Ministror ai mbajti edhe takim dypalësh me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Greqisë, Kostas Karamanlis.

Në takim është biseduar për një bashkëpunim më intensiv midis të dyja ministrive, si dhe ripërtëritje të linjës hekurudhore Manastir – Follorinë përgjatë Korridorit 10.

Në margjinat e Këshillit u mbajt edhe takim me asociacionet e transportuesve të Sllovenisë ku krahas ministrit Boçvarski morën pjesë edhe ministrat e Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle