Biznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQShoqëri SQ

Boçvarski: Do të vazhdojë mbështetja për ndërtimin, rikonstruimin dhe sanimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në të gjitha komunat në shtet

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë me mbështetjen për ndërtimin, rikonstruimin dhe sanimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në Shtip dhe në të gjthta komunat në shtet, konfirmoi sot ministri kompetent Bllagoj Boçvarski.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë me mbështetjen për ndërtimin, rikonstruimin dhe sanimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në Shtip dhe në të gjthta komunat në shtet, konfirmoi sot ministri kompetent Bllagoj Boçvarski.

“Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve kemi programi për rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe për momentin realizojmë dy projekte në Komunën Shtip, prej të cilave njëri tashmë është në vijim dhe punohet në ndërtimin e linjës së ujësjellësit në lagjen “Makedonka”. I dyti është ndërtimi i linjës së ujësjellësit dhe rezervuari në lagjen “Kavaklija”. Me këtë japim kontribut dhe mbështetje në drejtim të zhvillimit të linjës së ujësjellësit dhe rekonstrumit të tij”, tha Boçvarski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë.

Me intensitet të tillë, shtoi Boçvarski, punojmë edhe në të gjitha komunat tjera.

“Mbështetja e Qeverisë është e padyshimtë. Kemi kredi nga banka  KfV dhe një nga BIE të cilat janë vënë në dispozicion të komunave për të aplikuar dhe të marrin mjete për ndërtim, rikonstruim dhe sanim të rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit”, potencoi Boçvarski.

Ministri theksoi se Qeveria i vë të gjitha resurset dhe kapacitetet në dispozicion me qëllim, që t’u ndihmojë qytetarëve sepse është jokarakteristike dhe nuk është mirë në shekullin 21 të jetojmë në komuna ku nuk është mjaft e zhvilluar fusha komunalike. Potencoi se shikuar sipas historisë Qeveria aktuale ka ndërtuar më së shumti rrjete të ujësjellësit dhe kanalizimeve deri tani. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle