0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga programi i Bejtës

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta, realizoi takime me banorët e lagjeve “Ciglana” dhe “Mlaki” ku, para qytetarëve i prezantoi aktivitetet e planifikuara për katër vitet e ardhshme.

Gostivar, 25 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta, realizoi takime me banorët e lagjeve “Ciglana” dhe “Mlaki” ku, para qytetarëve i prezantoi aktivitetet e planifikuara për katër vitet e ardhshme.

Sonte si përkrahje për përfitimin e votave ishin edhe ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Bejta në takimin me banorët e lagjes “Ciglana”, duke folur për programin parazgjedhor, tha se për këtë lagje është paraparë zgjidhje e problemeve me mungesën e kanalizimit dhe ujit të mjaftueshëm për pije dhe projektimi i rrugëve.

“Këto prioritete duhet të realizohen në këtë mandat, por në përkrahje dhe bashkëpunim me Qeverinë, respektivisht me ministritë e Transportit dhe të Ekologjisë. Pa to, punë të tilla të mëdha nuk mund të zgjidhen, mos t’ju gënjejnë. Ndriçimi rrugor, qentë endacakë, fushat sportive dhe rruga deri te manastiri, e këto zgjidhen me para të komunës”, tha Bejta.

Ministrat Boçvarski dhe Nuredini thanë se shteti ka qasje deri te fondet ndërkombëtare dhe borxhet e volitshme, por të dytë thanë se ato mbeten të pashfrytëzuara.

Njëheri e kanë theksuar besimin te kandidati për kryetar të komunës Nevzat Bejta, se ka kapacitet të formojë ekip që do të bashkëpunojë me pushtetin qendror. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle