0_Web_Aktuale SQBotë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Blinken: SHBA-ja deri më tani nga Afganistani i kanë evakuuar 30.000 njerëz

 Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, në disa intervista për televizionet amerikan të dielën, e shpjegoi pozitën e administratës lidhur me tërheqjen nga Afganistani dhe ngjarjet rreth aeroportit në Kabul.

Uashington, 23 gusht 2021 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, në disa intervista për televizionet amerikan të dielën, e shpjegoi pozitën e administratës lidhur me tërheqjen nga Afganistani dhe ngjarjet rreth aeroportit në Kabul.

Në një paraqitje për TV kanalin Foks njuz ai edhe njëherë tha se SHBA-ja ka hyrë në Afganistan para njëzet vitesh me qëllimin e vetëm – të dalin para drejtësisë organizatorët e sulmeve terroriste më 11 shtator 2001 dhe të zvogëlohet mundësia që Al-Kaeda të bëjë sulme terroriste në SHBA nga Afganistani dhe ky qëllim është arritur.

“A ka mbetje nga Al-Kaeda në Afganistan? Ka. Por presidenti (Xho Bajden) foli për aftësinë e vet ta bëjë atë që ajo e ka bërë më 11 shtator. Dhe kjo aftësdi u zvogëlua me sukses”, deklaroi ai.

Diplomati i parë i SHBA-së deklaroi se nga fillimi i fushatës për evakuim, të filluar nga fundi i korrikut me fluturime ushtarake dhe çarter nga aeroporti në Kabul kanë dalë rreth 30.000 njerëz, prej të cilëve 8.000 vetëm në 24 orët e kaluara.

Blinken theksoi se administrata ka angazhuar kompani ajrore komerciale për transportim deri tek vendet e treta, ku njerëzit vijnë nga Kabuli dhe ngelen në to përkohësisht për kontroll.

“Kemi dakorduar marrëveshje përafërsisht me njëzetë vendet prej katër kontinenteve, të cilat ndihmojnë ose që së shpejti do të na ndihmojmë t’i nxjerrim njerëzit nga Kabuli”, tha Blinken.

Lidhur me thirrjen e ambasadës së SHBA-së në Kabul shtetasit amerikanë të mos shkojnë në aeroport para marrjes së instruksioneve nga autoritetet e SHBA-së, Blinken deklaroi se kjo bëhet që të vihet rend në evakuim.

“Situata është mjaft jostabile… Kemi parë kuadro që ta thyejnë zemrën si njerëzit plagoseshin ose disa të tjerë edhe vdiqnin… Prandaj është e rëndësishme të bëhet gjithçka mund të bëhet lidhur me turmat të cilat ndodhen në hyrje të aeroportit dhe ne me këtë jemi duke u marrë. Ndodhemi në kontakt të drejtpërdrejtë me amerikanët dhe të tjerë, që t’u ndihmojmë të hyjnë në aeroport në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, tha sekretari shtetëror.

Në intervistë për Si-Bi-Es, Blinkeni konfirmoi se kjo që po negociohet me talebanët nuk do të thotë se njihet legjitimiteti i tyre.

“Me ta për një kohë të gjatë komunikojmë në nivel politik në Dohë… dhe tani në vendin e ngjarjes në Kabul mbajmë marrëdhën ie pune për eleminimin e situatave konfliktuoze, për zgjidhjen e problemit, që u paraqitën me tentimin e njerëzve që të tubohen në aeroport. Është shumë e rëndësishme njerëzit të dalin të sigurt dhe në mënyrë efektive. E tillë është natyra e këtyre marrëdhënieve”, tha ai. Kb/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle