Evropë SQEvropë.Portal SQ

Bjellorusia e përforcoi sigurinë në kufirin shtetëror

Bjellorusia e rrit sigurinë në kufirin e saj shtetëror me një numër më të madh të ushtarëve, ndërsa forca shtesë do të transferohen në pjesët më të rëndësishme, deklaroi zëdhënësi i shërbimit kufitar.

Minsk, 6 gusht 2021 (MIA) – Bjellorusia e rrit sigurinë në kufirin e saj shtetëror me një numër më të madh të ushtarëve, ndërsa forca shtesë do të transferohen në pjesët më të rëndësishme, deklaroi zëdhënësi i shërbimit kufitar.

Sipas Antoni Bikçovskit, presidenti Aleksandar Lukashenko u ka rekomanduar forcave të sigurisë ta mbyllin “çdo metër” të kufirit, sepse “popullata duhet të ndjehet mirë”, përfshirë edhe për shkak të dëbimit të emigrantëve ilegalë nga vendet fqinje përmes pikave kontrolluese zyrtare.

“Shërbimet kufitare filluan ta përforcojnë mbrojtjen e kufirit shtetëror, para së gjithash në kufirin e gjelbër. Forcat dhe resurset janë ridrejtuar nga pikat sekondare deri në ato më të rëndësishmet”, sqaroi Biçkovski.

Duke pasur parasysh gjendjen momentale, udhëheqësia e shërbimit kufitar e përcaktoi mënyrën e bashkëpunimit me njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe me trupat e brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bjellorusisë për formimin e njësive rezervë. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle