0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQBiznes SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Besimi: Ribalanci si reagim ndaj krizës dhe ruajtje të nivelit të rritjes

Gjatë ditës së shtunë prezantuam para opinionit publik propozim rishikimin e Buxhetit për vitin 2022, pas miratimit të tij nga Qeveria. Sipas zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe efektit të tyre në ekonominë globale, ristrukturimi i buxhetit kishte për qellim adaptimin e projeksioneve me kontekstin e ri makroekonomik, parashikimin e mjeteve si reagim ndaj krizës, optimizimin e burimeve të financimit dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. Para se t’i shqyrtoj ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Buxhetin për vitin 2022, do të theksoj se ky është reagim në kohë, i matur dhe proaktiv ndaj zhvillimeve globale. Ky është hap logjik, i radhës që duhet ndërmarrë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle