0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQEkonomi SQ

Besimi: Obligacion strukturor 10 vjeçar për konsolidim fiskal të komunave

Komunat do kenë mundësi për  konsolidim financiar përmes obligacionit strukturor 10 vjeçar që do të lëshohet nga Ministria e Financave. Ky është njëri nga instrumentet që komunat do të kenë në dispozicion në rast të jostabilitetit financiar dhe rregullohet  me Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale që u përgatit nga Ministria e Financave dhe u miratua nga Qeveria. Përveç kësaj, ndryshe nga më parë, në rast të financimit të jostabilitetit financiar, kryetari i komunës do të ketë si detyrim që të përgatisë Propozim plan për tejkalimin e jostabilitetit financiar, informoi ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën për shtyp, ku u prezantua ligji si pjesë e reformës për avancimin e decentralizimit fiskal në drejtim të së cilës  Ministria e Financave punon që nga fillimi i këtij viti.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle