0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQ

Besimi: Nga mesi i vitit 2022 do të kemi rezultate më të mira ekonomike

Ministri i Financave Fatmir Besimi konsideron se asnjë ekonomi gjatë këtij viti nuk do të kthehet në shtegun zhvillimor si në periudhën para krizës. Pritjet janë se kjo do të ndodh kah mesi i vitit 2022.

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Financave Fatmir Besimi konsideron se asnjë ekonomi gjatë këtij viti nuk do të kthehet në shtegun zhvillimor si në periudhën para krizës. Pritjet janë se kjo do të ndodh kah mesi i vitit 2022.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri, Besimi tha se nga mesi i vitit 2022 me dinamikë të përshpejtuar mund të kemi performanca më të mira ekonomike në kuptim të investimeve, vende të reja  pune, zvogëlim të papunësisë…

Nuk pajtohet edhe me konstatimin se shteti nuk ka investuar mjaftueshëm, duke potencuar se  janë realizuar shumë masa për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve në periudhën e krizës dhe si rezultat i asaj është shënuar rënie e BPV-së prej 4,5 për qind  në vend se prej 8,7 për qind.

“Në lidhje me Buxhetin e vitit 2020 kemi pasur dy ribalance dhe në fund edhe një vendim për shpërndarje. Arritëm të kemi realizim  në 99 për qind në pjesën  e të ardhurave dhe rritje të shpenzimeve kapitale në realizim prej 81 për qind. Kjo nuk do të thotë se shteti nuk ka shpenzuar. Plotësisht, gjatë vitit 2020 kemi pasur detyrim të rritur me qëllim që të mbështetet ekonomia me 10,04 për qind nga BPV-ja, si stimul fiskal për ekonominë. Kjo kontribuoi të zbutet rënia e  BPV-së prej 8,7 për qind në 4,5 për qind sipas projeksioneve dhe analizave që janë bërë në atë periudhë. Kjo asesi nuk do të thotë që nuk ka pasur realizim të konsumit nga ana e shtetit. Gjithashtu tani në Kuvend, debati është anasjelltas. Do të thotë, pse kemi rritje me ribalancin e buxhetit – pse kemi rritje në shpenzimin buxhetor në këtë periudhë”, tha Besimi. sa/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle