0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQShoqëri SQ

Besimi në takim me drejtoreshën e FMN-së: Linja e përkujdesit dhe likuditetit u ndahet vendeve me politika të mira ekonomike

Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike. Kështu u tha në takimin e njeriut të parë  të Fondit Monetar Ndërkombëtar, drejtoreshës Kristalina Georgieva, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska, që u mbajt gjatë takimeve pranverore në Uashington. Ky është takimi i parë zyrtar i ministrit të Financave të vendit me drejtorin e FMN-së gjatë takimeve në dekadën e fundit, çka tregon mbështetjen e këtij institucioni ndërkombëtar për vendin tonë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle