0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQMKD-AL SQ

Besimi: Kursimi vjetor për euroobligacionin e tetë arrin 12 milion euro

Me riprogramimin e shkallës së interesit prej 3.975 për qind për euroobligacionin 3 të shkallës më të vogël të interesit prej 1.625 për qind për euroobligacionin e tetë, kursimi vjetor në bazë të interesit arrin 12 milionë euro, ka theksuar ministri i Financave, Fatmir Besimi në postimin e tij në Fejsbuk.

Shkup, 23 korrik 2021 (MIA) – Me riprogramimin e shkallës së interesit prej 3.975 për qind për euroobligacionin 3 të shkallës më të vogël të interesit prej 1.625 për qind për euroobligacionin e tetë, kursimi vjetor në bazë të interesit arrin 12 milionë euro, ka theksuar ministri i Financave, Fatmir Besimi në postimin e tij në Fejsbuk.

“Sot arritëm të tregojmë se buxheti është likuid. Sot paguam 500 milionë euro për euroobligacionin nga viti 2014 për të cilin kemi paguar interes vjetor prej 20 milionë eurove dhe me euroobligacionin e emetuar në muajin mars të këtij viti, norma e interesit është tetë milionë euro. Me riprogramimin e shkallës së interesit prej 3.975 për qind për euroobligacionin 3 të shkallës më të vogël të interesit prej 1.625 për qind për euroobligacionin e tetë, kursimi vjetor në bazë të interesit arrin 12 milionë euro”, ka shkruar Besimi.

Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme, thekson Besimi në postimin e tij, që të krijojmë pamje të qartë të gjendjes së buxhetit dhe mënyrës së menaxhimit të të gjitha programeve që parashihen gjatë periudhës së krizës.

Ai ka thënë se me rebalancin e Buxhetit rritet mbështetja për përballje me Kovid-19 (shëndetësi, kategoritë e rrezikuara sociale dhe ekonomi) dhe rriten shpenzimet kapitale. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle