0_Sport,Portal SQFutboll SQSport SQSport.Slajder SQ

Benzema do ta braktisë Realin nëse në klub vjen Halland

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do ta braktisë ekipin nëse klubi nënshkruan me sulmuesin e Borusia Dortmundit, Erlin Halland.

Madrid, 17 janar 2022 (MIA) – Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do ta braktisë ekipin nëse klubi nënshkruan me sulmuesin e Borusia Dortmundit, Erlin Halland.

Sipas “El Nacional”, futbollisti 34-vjeçar e ka njoftuar kryetarin e klubit, Florentino Peres për dëshirën e tij për ta vazhduar karrierën në ekip, por ai do mendojë të largohet nëse Halland vjen në Real.

Megjithatë, Benzema do të mund të qëndrojë në Real Madrid nëse sillet bashkëkombasi i tij nga PSZH, Kilian Mbape.

Në sezonin 2021/22, sulmuesi i ka zhvilluar 27 ndeshje për Real Madridin, i ka shënuar 24 gola dhe i ka bërë nëntë asistime.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle