0_Sport,Portal SQFutboll SQSport SQ

Bejtullai: Ta fitojmë ekipin Mura në Shkup për një revansh më paqësor

Fillim fitues të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, lajmëroi kapiteni i Shkëndijës, Egzon Bejtullai, përballë ndeshjes së parë të sotme të xhiros së parë kualifikuese kundër ekipit slloven Mura në arenën  kombëtare në Shkup me fillim në orën 20.

Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Fillim fitues të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, lajmëroi kapiteni i Shkëndijës, Egzon Bejtullai, përballë ndeshjes së parë të sotme të xhiros së parë kualifikuese kundër ekipit slloven Mura në arenën  kombëtare në Shkup me fillim në orën 20.

Bejtullai në konferencën e djeshme për shtyp theksoi se ekipi slloven është përbërje cilësore, por se Shkëndija hyn në ndeshje me ambicie për fitore që të udhëtojë në revanshin pas një jave në Murska Sobota.

“Mura posedon cilësi të veta dhe nuk është ekip për t’u nënvlerësuar. Në radhët e tij kanë individë të shkëlqyer, por nuk janë të pamposhtur. Nesër shkojmë të fitojmë para tifozëve tanë dhe të sigurojmë revansh më paqësor”, deklaroi Bejtullai.

Kapiteni i Shkëndijës  edhe në  ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut paralajmëroi se ekipi i Tetovës këtë sezon hyn me ambicie të larta për në Evropë. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle