Korrespondentë MaqedoniPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Bejta: Taravari e rrezikon mjedisin jetësor dhe lejon hudhje të mbeturinave në deponitë e egra

Kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta e akuzoi kundërkandidatin e tij se  nuk mban kujdes  për mjedisin jetësor në rajonin e komunës së Gostivarit. Në konferencën për shtyp në vendin Rudina në rrugën lokale Çegran-Koritë, ai tregoi një dokument, me të cilin zbulohet skandali ku dëshmohet  korrupsioni në vetëqeverisjen lokale. Sipas tij, dokumenti ka dalë pas kontrollit të djeshëm të inspektorëve në Ministrinë e Ekologjisë.

Gostivar, 9 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta e akuzoi kundërkandidatin e tij se  nuk mban kujdes  për mjedisin jetësor në rajonin e komunës së Gostivarit. Në konferencën për shtyp në vendin Rudina në rrugën lokale Çegran-Koritë, ai tregoi një dokument, me të cilin zbulohet skandali ku dëshmohet  korrupsioni në vetëqeverisjen lokale. Sipas tij, dokumenti ka dalë pas kontrollit të djeshëm të inspektorëve në Ministrinë e Ekologjisë.
“Taravari si organ kompetent jo vetëm që nuk e ka pastruar këtë deponi, ende më keq, ai dhe njerëzit e tij  dukshëm kanë edhe  interes material nga ky krim i mjedisit jetësor. Kemi, fletëpagesa të dhëna nga bashkësia lokale e Çegranit, të cilat dëshmojnë se banorëve u paguhet kompensim  për hudhje të mbeturinave në këtë deponi të egër. Ky nuk është vetëm krim, kundër mjedisit jetësor, ky rast tregon dëshmi të fuqishme për korrupsion. Spese kam përvojë shumë vjeçare si kryetar komune,  një e di sigurt: Nuk ka kurrfarë mënyre, si ti futni këto taksa  në kontabilitetin zyrtar të komunës”, tha Bejta.
Ai kërkoi nga Taravari publikisht të përgjigjet: Pse nuk është pastruar deponia e egër afër Çegranit, pse janë marrë paratë e qytetarëve që të hudhin mbeturina në deponi të egra, sepse ajo është më e lirë nga  deponia e mbeturinave në vend të rregullt, ku shkojnë ato mjete?
Bejta u bëri thirrje institucioneve kompetente ta zbardhin këtë rast dhe premtoi se menjëherë pas ndërmarrjes së funksionit si kryetar komune do t’i pastrojë  të gjitha deponitë e egra në territorin e komunës dhe do ta bëjë deponinë Rusino sipas standardeve evropiane. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle