0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQZgjedhjet Lokale 2021

Bejta: Në program janë paraparë urë e re, teren sportiv dhe park bashkëkohor në lagjen Dutllok

- Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta në tubimin parazgjedhor me banorët e fshatit Dutllok e prezantoi programin në të cilin janë paraparë disa intervenime. Bejta paralajmëroi se për një mandat do të ndërtohet urë e re, e katërt në lumin Vardar, rikonstruim dhe rregullim bashkëkohor i parkut të madh dhe teren i ri për sporte të vogla. Ai kandidaturën e tij para qytetarëve e shpjegoi me fjalët se e do Gostivarin dhe se e di se çka i duhet qytetit dhe si ta bëjë atë.

Gostivar, 26 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta në tubimin parazgjedhor me banorët e fshatit Dutllok e prezantoi programin në të cilin janë paraparë disa intervenime. Bejta paralajmëroi se për një mandat do të ndërtohet urë e re, e katërt në lumin Vardar, rikonstruim dhe rregullim bashkëkohor i parkut të madh dhe teren i ri për sporte të vogla. Ai kandidaturën e tij para qytetarëve e shpjegoi me fjalët se e do Gostivarin dhe se e di se çka i duhet qytetit dhe si ta bëjë atë.

“Projektet të cilat janë në program janë të realizueshme me financimin nga tri burime, nga buxheti i komunës, nga mbështetja shtetërore dhe fondet ndërkombëtare. Të tjerët premtojnë shumë, ndërsa e pamë se çka punuan për katër vite. Asgjë nuk bënë. Mendojnë për karrierën politike dhe ambiciet i kanë jashtë Gostivarit”, tha Bejta në tubim.

Në tubim mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetar i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili siç tha në fjalimin ka ardhur personalisht ta kërkojë mbështetjen nga qytetarët për rrethin e dytë.

“Nevzat Bejta është bashkëpunëtor dhe profesionist i dëshmuar dhe për këtë paraprakisht e fitoi besimin tonë në bisedimet e mëparshme. Vota për Bejtën dhe numri tre do të sjellë përparim dhe të ardhme më të mirë”, tha Filipçe.

Në fund të tubimit, qytetarët kishin mundësi që të parashtrojnë pyetje dhe morën përgjigje konkrete nga Filipçe dhe Bejta. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle