Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

BE e dënon arrestimin e pesë liderëve në Krime nga Rusia

Shërbimi diplomatik i BE-së sot reagoi për arrestimin e pesë liderëve të Krimesë nga Rusia si edhe pesëdhjetë aktivistëve.

Bruksel, 7 shtator 2021(MIA) – Shërbimi diplomatik i BE-së sot reagoi për arrestimin e pesë liderëve të Krimesë nga Rusia si edhe pesëdhjetë aktivistëve.

Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme i BE-së, Zhozep Borrell, përmes reagimit me shkrim sot pasdite foli për aksionin e zbatuar në Krime nga autoritetet ruse më 3 dhe 4 shtator e cila rezultoi me arrestimin e mbi 50 personave të Krimesë.

Ai theksoi se këto arrestime konsiderohen ilegale sipas të drejtës ndërkombëtare dhe se BE i vlerëson si të motivuara politikisht.

BE nuk e pranon anektimin e Krimesë nga Rusia dhe kërkon të gjithë ukrainasit e burgosur në mënyrë ilegale të lirohen pa anulim.

“Tatarët e Krimesë edhe më tej janë cak në Krime. Bashkimi Evropian i bën thirrje Federatës ruse t’i përmbushë obligimet e veta në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe t’i japë fund shkeljes së të drejtave të njeriut për banorët e Krimesë”, deklaroi Borrell.

Bashkimi Evropian e përsëriti sot “mbështetjen e pahezitueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në kuadër të kufijve të njohur ndërkombëtarë” dhe theksoi edhe njëherë se nuk do ta pranojë Krimenë si pjesë e Rusisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle