0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQ

BDI: Të regjistrohemi të gjithë

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek qytetarët që të Regjistrohen të gjithë, pasiqë ky është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin.

Shkup, 5 shtator 2021

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek qytetarët që të Regjistrohen të gjithë, pasiqë ky është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin.

Përmes këtij procesi të Regjistrimit i cili bëhet pas shumë viteve, krahas shifrave të cilat do të tregojnë realitetin në vend në përbërje etnike dhe qytetare, do të tregojmë shembull dhe vlera edhe në rajon.

Si obligim qytetarë duhet respektuar nga të gjithë, andaj dhe njëherë BDI Apelon që ky obligim të përmbushet nga të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që e gjithë diaspora që nuk kanë kryer këtë obligim të njejtin ta bëjnë në vazhdim sa zgjat afati i Regjistrimit.

Regjistrohu sepse të gjithë vlejmë!

Bashkimi Demokratik për Integrim

_______________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

Butoni Kthehu në krye
Mbylle