0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Bastisje në Hasanbeg të Shkupit, arrestohen tre persona

Departamenti për Polici-Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në bashkëpunim me SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë dje privoi nga liria А.А.(61), B.А.(22) dhe L. А.(21), të gjithë nga Shkupi.

Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Departamenti për Polici-Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në bashkëpunim me SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë dje privoi nga liria А.А.(61), B.А.(22) dhe L. А.(21), të gjithë nga Shkupi.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, gjatë bastisjes së një shtëpie dhe hapësira të tjera, mbi bazë të urdhrit gjyqësor, në rajonin e Hasanbegut në Shkup, te A.A. (21) nga Shkupi, i cili nuk ka qenë në shtëpi, është gjetur marihuanë. Tre persona janë arrestuar, derisa  një person është shpallur në kërkim.

Pas kompletimit të dokumentacionit të plotë nga ana e SPB Shkup deri te Prokuroria publike do të parashtrohet kallëzim penal për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit penal, theksohet në kumtesën e MPB-së. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle