0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQKronikë SQKronikë.portal SQMKD-AL SQ

Bastisje në Gostivar, gjendet drogë

Dje rreth orës 16.30 në f. Gradec të Gostivarit, nëpunës policor të SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar ka privuar nga liria S.Sh (25) dhe V.I (30) nga Vrapçishti i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të makinës së tyre “Mercedes” me targa të Gostivarit është gjetur marihuanë.

Shkup, 19 shtator 2021 (MIA) – Dje rreth orës 16.30 në f. Gradec të Gostivarit, nëpunës policor të SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar ka privuar nga liria S.Sh (25) dhe V.I (30) nga Vrapçishti i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të makinës së tyre “Mercedes” me targa të Gostivarit është gjetur marihuanë.

Siç ka njoftuar MPB, diçka më vonë me urdhër gjyqësor është kryer edhe bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të S.Sh ku është gjetur dhe marrë marihuanë.

Dy personat janë mbajtur në Stacion policor në Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit ku do të pasojnë parashtresa adekuate. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle