Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Bashkësia ndërkombëtare ju bëri thirrje talebanëve të lejojnë që afganët ta braktisin vendin

SHBA-ja së bashku me mbi 65 vende ju bëri thirrje talebanëve t’u lejojnë afganëve të cilët dëshirojnë ta braktisin vendin ta bëjnë këtë, duke i paralajmëruar për përgjegjësinë e tyre për çfarëdo keqpërdorimesh.

Uashington, 16 gusht 2021 (MIA) – SHBA-ja së bashku me mbi 65 vende ju bëri thirrje talebanëve t’u lejojnë afganëve të cilët dëshirojnë ta braktisin vendin ta bëjnë këtë, duke i paralajmëruar për përgjegjësinë e tyre për çfarëdo keqpërdorimesh.

“SHBA-ja i bashkohet bashkësisë ndërkombëtare në insistimin se afganët dhe të huajt të cilët dëshirojnë ta braktisin vendin duhet të marrin leje dhe mundësi ta bëjnë atë”, shkroi sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken në Tuiter ndërsa Departamenti Shtetëror e publikoi kumtesën e aleatëve të tij të afërt.

“Ata të cilët janë në pushtet në Afganistan kanë përgjegjësi ta mbrojnë jetën e njerëzve”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle