0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Bajrami: Arifi e keqpërdor administratën komunale

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, denoncon rastin e keqpërdorimit të pushtetit dhe shkeljes së "Marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike" nga ana e kandidates për kryetare të komunës së  Tetovës, Teuta Arifi.

Shkup, 2 tetor 2021 

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, denoncon rastin e keqpërdorimit të pushtetit dhe shkeljes së “Marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike” nga ana e kandidates për kryetare të komunës së  Tetovës, Teuta Arifi.

Gjatë ditës së djeshme, zonja Teuta Arifi nën ndikimin e trysnisë që  ka ushtruar ndaj administratës komunale, ka nxjerr në kampanjë të  punësuarit e saj, të cilët janë shfrytëzuar për qëllime elektorale.

Ia bëjmë me dije zonjës Arifi se keqpërdorimet e detyrës zyrtare,  keqpërdorimi i kompetencave që ia jep komuna dhe keqpërdorimi i  resurseve komunale, janë të ndaluara dhe për këtë do të bartni  përgjegjësi penale. Dështimet e juaja janë evidente dhe për këtë ju do  të merrni “dënimin e merituar nga populli”.

Ju nuk mund të shfrytzoni administratën komunale për të zhvilluar  kampanjën e juaj! Ju që ju kanë braktisur qytetarët përshkak të  mos-punës dhe paaftësisë, për shkak të korrupsionit dhe krimit, nuk do  të gjeni strehë tek keqperdorimi i administratës.

Ne, nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa” ju  apelojmë që të tërhiqni duart e pista nga administrata!

Aleanca për Shqiptarët

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

Butoni Kthehu në krye
Mbylle