Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Bajden: Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të përfundojë më 31 gusht

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të përfundojë më 31 gusht, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajdeni. Ai tha se SHBA-ja i ka arritur qëllimet e saj në Afganistan në përballjen me kërcënimin terrorist.

Uashington, 9 korrik 2021 (MIA) – Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të përfundojë më 31 gusht, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajdeni. Ai tha se SHBA-ja i ka arritur qëllimet e saj në Afganistan në përballjen me kërcënimin terrorist.

Presidenti amerikan shfaqi bindje se qeveria afgane është në gjendje të mbetet në pushtet dhe nga populli amerikan varet si do ta udhëheqin vendin e tij, edhe krahas shqetësimit të ri për mundësinë për luftë qytetare.

“Nuk shkuam në Afganistan që të ndërtojmë shtet”, deklaroi Bajdeni.

“E drejta dhe përgjegjësia ekskluzive   e popullit afgan është të vendosë për të ardhmen e vet dhe si dëshiron të udhëheqë me vendin e vet.

Bajdeni shtoi se SHBA-ja planifikon të shpërngulin mijëra përkthyes afganë nga vendi, duke e pritur fundin e misionit ushtarak amerikan në vend më 31 gusht.

Ndërkohë, luftëtarët talebanë e ndërmorën kontrollin mbi qarkun kryesor në Afganistanin perëndimor, që përfshin kalim të madh kufitar me Iranin. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle