Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Bajden: Ju lutem vaksinohuni

Në se jeni të vaksinuar, mbrohuni, ju lutem vaksinohuni, theksoi presidenti amerikan Xhozef Bajden në Shtëpinë e Bardhë, duke folur për planin për vaksinim.

Uashington, 7 korrik 2021 (MIA) – Në se jeni të vaksinuar, mbrohuni, ju lutem vaksinohuni, theksoi presidenti amerikan Xhozef Bajden në Shtëpinë e Bardhë, duke folur për planin për vaksinim.

Ai dërgoi ftesë disa ditë pasi u plotësua qëllimi prej 70 për qind të qytetarëve të jenë të imunizuar me të paktën një dozë në Ditën e pavarësisë.

“Amerika po rikthehet dhe po bashkohet. Lufta kundër virusit nuk ka përfunduar. Miliona qytetarë nuk janë të vaksinuar. Kjo u bë brengë e madhe për shkak të variantit Delta, i cili është më infektues dhe më i rrezikshëm”, theksoi Bajden, duke shtuar se 160 milionë njerëz do të vaksinohen deri në fund të javës.

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së të premten kumtuan se 67 për qind e kanë marrë një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 ndërsa 47 për qind i kanë marrë dy doza. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle