0_Web_Ballina – Sllajder SQBotë SQBotë.Portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Bajden i nënshkroi instrumentet për ratifikimin e protokolleve inkuadruese për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot i nënshkroi instrumentet për ratifikimin e protokolleve inkuadruese në NATO për Republikën e Finlandës dhe Mbretërinë e Suedisë.

Uashington, 9 gusht 2022 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot i nënshkroi instrumentet për ratifikimin e protokolleve inkuadruese në NATO për Republikën e Finlandës dhe Mbretërinë e Suedisë.

Me këtë rast, sekretari shtetëror Entoni Blinken ju bëri thirrje vendeve-anëtare të tjera të Aleancës t’i ratifikojnë protokollet.

“Jemi të kënaqur me përparimin e shpejtë të Finlandës dhe Suedisë duke u bërë aleatë në NATO. Ekziston një mbështetje e fortë, federale dhe dypartiake për aplikimet për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë, dhe mezi pres hyrjen e tyre të shpejtë në aleancën më të fortë të mbrojtjes në histori”, deklaroi Blinken.

Ai shtoi se NATO mbetet e përkushtuar ndaj politikës së saj të dyerve të hapura dhe për forcimin e bashkëpunimit bilateral të mbrojtjes dhe sigurisë. bk/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle